17.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Rama në Samitin e KiE-së: Tërhiqni mbrapsht raportin e Martyt kundër UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merrë pjesë në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës, në Rekjavik të Islandës.

Në fjalën e tij Rama mori në mbrojtje Hashim Thaçin dhe kërkoi nga Asambleja e Këshillit të Evropës që të tërheqë deklaratën ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës akuzohet për trafikim organesh.

“Asambleja e Këshillit të Evropës ka detyrimin moral të tërheqë çdo gabim. Në këtë rast duhet të tërheqë mbrapsht raportin që në mënyrë të rreme e etiketoi Shqipërinë si një për trafikim e organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë Rama.

“Nuk rri dot sot në këtë Samit të Këshillit të Evropës se padrejtësia kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçi nisi saktësisht në Këshillin e Evropës, nën ndikimin dashakeq të ish-anëtarit të asaj kohe të këtij Këshilli, Federatës Ruse”.

Rama, mes tjerash, ishte i ashpër me Këshillin e Evropës duke thënë se në mënyrë djallëzore po e mbështet raportin e Dick Martyt që u sponsorizua nga partitë mbështetëse të Vladimir Putinit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

“Presidenti i Kosovës, ose dikush që Joe Biden iu referua si George Washington i Kosovës, gjykohet nga një gjykatë e veçantë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike por e mbështetur në një raport të vitit 2011 nga Këshilli i Evropës, i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga partitë mbështetëse të Vladimir Putinit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës”, tha Rama.

Tutje ai tha se akuzat e raportit të Martyt janë tërësisht të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore dhe të njëjtat u ngritën si një fushatë kriminale për njollosjen Shqipërinë dhe Kosovën/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...