Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në Panairin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Vjenë të Austrisë.
Me këtë rast ai ka ftuar bashkatdhetarët të shtrijnë biznesin e tyre edhe në Prishtinën.
“Me shumë kënaqësi ju përgjigja ftesës pozitivisht për të marr pjesë në Panairin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Vjenë të Austrisë. Bashkatdhetarët tanë atje bëjnë një punë të mrekullueshme duke arritur suksese të mëdha duke na bërë shumë krenarë, andaj me shumë vullnet i ftova që të shtrijnë biznesin e tyre edhe në Prishtinën tonë”, ka shkruar Përparim Rama në Facebook./Njeshi/