7 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Rama nesër te Sholz, pritet të caktohet edhe data e Samitit të Procesit të Berlinit

Në faqen e Kancelarisë së Gjermanisë  është shpallur data e takimit të Kryeministrit Rama me Olaf Sholz.

Rama do të qëndrojë në zyrën e Kancelarit nesër, ndërsa takimi do të fillojë nga ora 11:15

“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synimin për rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera të diskutimit do të jenë çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE” thuhet në njoftim.

Takimi i Procesit të Berlinit në Tiranë do të mbahet në fillim të vjeshtës, ndërkohë që data e saktë pritet të caktohet të martën gjatë takimit Rama Sholz./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...