12.8 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Rama nga Durrësi: Anëtarësimi në BE mbyll kapitullin e diskriminimit ndaj shqiptarëve

Në një takim me të rinjtë e Durrësit, një ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama u ndal te mesazhet kyçe të Partisë Socialiste për këtë garë elektorale, duke vënë theksin te integrimi në Bashkimin Europian dhe fuqizimi i votës së të rinjve.

Takimi nisi me fjalën hyrëse të drejtueses politike të qarkut, Emiriana Sako, e cila prezantoi edhe kandidatët e zonës. Më pas, Rama iu drejtua të rinjve si “pjesa më vitale e shoqërisë”, duke i ftuar ata të marrin pjesë aktive në zgjedhje.

Ai theksoi se përfitimet nga anëtarësimi në BE nuk janë thjesht politike, por prekëse në jetën e përditshme.Rama vlerësoi arritjet në reformën në drejtësi, duke e cilësuar si një prej transformimeve më të rëndësishme që i paraprin anëtarësimit në BE.

Duke iu përgjigjur edhe kritikëve politikë, Rama ironizoi deklaratat e kreut të opozitës Lulzim Basha.Kryeministri përmbylli fjalën me një apel të drejtpërdrejtë për mobilizim maksimal në Durrës.

Rama përmendi gjithashtu edhe rolin e diasporës, duke përmendur potencialin e 1 milion votave që mund të sjellin shqiptarët jashtë vendit, nëse realizohet pjesëmarrja e tyre në zgjedhje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...