Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë e re Kombëtare në qytetin e Durrësit.
Kryeministri, njëherësh kryetari i PS-së, Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga salla në Durrës ku u shpreh ai “do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030”.
Rama do t’i drejtohet me një fjalë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe më pas do të vijohet me zgjedhjen e organeve drejtuese të PS-së, kryesinë dhe sekretarët e rinj.
Asambleja Kombëtare e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit Zgjedhor të PS në 28 korrik të këtij viti. /Njeshi/