27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Rama: Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK, ai ishte jehona e armëve të tyre mbi Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të organizuar nga LDK në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, tha se Ibrahim Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike ishte një shqiptar si i dalë nga brinjët malore të historisë tonë.

“Ai ishte një intelektual si i nxjerrë nga koleksioni i portreteve të periudhës romantike, një politikanë si i rrahur me vajin dhe uthullën e odës patriarkale, një figurë që edhe sot është vështirë ta përmbledhës”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë shtoi se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

“Në përvojën e tij që e krijonte përmes adresimeve të shumta, lind edhe një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm dhe pikërisht nga këmbëngulja gërryese e përroit që rrodhi urtësisht u bë e mundur edhe hapja e shtratit ku mori jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe sot është e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte pasur UÇK”, tha Rama, duke shtuar se pa luftën që ai nisi në paqe nuk do të ishte arritur kurrë paqja e fituar në luftë.

Sipas tij, pa politikën e Rugovës afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.

Kreu i Qeverisë shqiptare, tha se s’ka politikan tjetër si Rugova.

“Ai ishte dhe mbetet më atipiku i politikanëve shqiptarë, i pa përsëritshëm i paimitueshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund për mënyrën sesi arriti tua imponojnë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm teksa formon shtatin e vet”, tha Rama.

Sipas tij, Rugova besoi verbërisht tek aleancat dhe aleatët.

Rama tha se Rugova i dha Kosovës aleancën me ndërkombëtarët si pasuri natyrore që vendi i tij nuk e kishte.

“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan”, tha Rama.

Sipas tij, Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...