8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Rama për shkarkimin e Nënkryetares Sahatçija: Refuzoi ta shtyjë përpara dixhitalizimin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se shkarkimi i nënkryetares së Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka ndodhur për shkak se ajo nuk e ka shtyrë procesin e dixhitalizimit të kryeqytetit.

Kryetari Rama tha se, nënkryetarja, jo vetëm që nuk e ka shtyrë procesin përpara, por një gjë të tillë edhe ka refuzuar ta bëjë.

“Unë kërkoj në mungesë të drejtores së Arsimit, e cila ka skuar në pushim të lindjes, e ka marrë pozitën si ushtruese e detyrës nënkryetarja edhe unë bëj kërkesë që ta shtyejë këtë proces përpara, nënkryetarja refuzon me e shty procesin përpara, edhe e tregon këtë publikisht që këtë proces e ka ndërprerë”, tha Rama.

Ai tha se tani sa janë bërë dy vjet të qeverisjes, kryeqyteti ka ngecje të madhe të dixhitalizimit.

“Me nënkryetaren duke e njohur që është ardhë si profesioniste në aspektin e dixhitalizimit, këtë e ka pasur edhe si detyrë kryesore për transformimin e kryeqytetit. Pra të gjitha proceset e dixhitalizimit, i ka pasur si pjesë e proceseve transformuese për kryeqytet edhe pika e parë ka qenë, këto janë mundësitë për transformim, për dixhitalizim, janë mundësitë e shumta, të lutëm shtyje përpara. Tash, prapë po them, po bazohem në rezultate. Jemi dy vjet në qeverisje edhe kemi ngecje të madhe të dixhitalizimit edhe përveç kësaj, kur them se në shtatorin e vitit të kaluar që e patëm problemin edhe me nivelin qendror në aspektin e librave, unë kam pasur takim me drejtoren e Arsimit edhe me nënkryetaren, i kam thënë “tash duhet me e shty përpara procesin e dixhitalizimit. E kemi mundësinë për me i pasë tremat e referencës, me e ba kërkesën për operatorë ekonomikë që të na mundësojnë ofertën për kurrikulum dixhital”, tha Rama /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...