Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën duke përkujtuar efektivin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup i armatosur serb në veri të vendit.
I plagosur mbeti edhe një polic tjetër, që ndodhet jashtë rrezikut.
“Mirëmëngjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar kreu i qeverisë. /Njeshi/