20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Rama: Po flasim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media me homologun e tij holandez, Mark Rutte, foli në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai u shpreh se janë duke folur për nisjen e bisedimeve për këtë anëtarësim.

“Mendoj që është e rëndësishme,  nuk po flasim për t’u bërë anëtarë të BE-së për t’u bërë pjesë javën tjetër, muajin tjetër, apo vitin tjetër, po flasim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, ajo çka kemi mësuar në këtë proces është se nuk ka të bëjë me një datë, ka të bëjë me ndërtimin e institucioneve të forta, demokracike dhe me ndërtimin e një mjedisi të besueshëm demokratik, të një demokracie realisht funksionale”, tha Rama.

Tutje, ai tha se BE dhe KE janë burim dije i mënyrës se si ndërtohet një shtet funskional demoratik.

“Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian janë burim unik dije i mënyrës se si të ndërtosh një shtet funskional demoratik. Kështu që pavarësisht nga data apo koha, na duhet thjeshtë të vazhdojmë të ecim në proces dhe bisedimet për anëtarësim për ne e intensifikojnë këtë tranferim dije, e intensifikojnë këtë proces, kur reformat tona ecin përpara”, u shpreh ai.

Tutje, kryeministri shqiptar u shpreh se procesi i anëtarësimit në BE ka të bëjë me dhënien e rezultateve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...