Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Pogradeci po përgatitet të organizojë festë dedikuar Koranit, peshkut unik të liqenit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama është shprehur se kjo festë pritet të organizohet për herë të parë.
“Pogradeci po përgatitet të organizojë për herë të parë një festë dedikuar Koranit, peshkut unik të liqenit, mes programit artistik dhe gjithë ç’ofron Pogradeci për turistët në këtë fillim vjeshte”, ka shkruar tutje Rama./Njeshi/