9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Rama sot në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot do të zhvillojë disa takime në Bruksel.

Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula Von der Leyen presidente e Komisionit Evropian. Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Vizita në Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga kryeministri Rama në adresë të BE-së për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti-COVID dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor.

Ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në një vend mik të BE-së, i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për Shqipërinë, por Rama nuk ka dashur të zbulojë emrin e këtij shteti.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...