4.6 C
Pec
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Rama takime në SHBA me Nuland: Folëm për planin e fuqizimit të mbrojtjes kibernetike

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland me të cilën kanë folur për disa çështje.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama bën të ditur se u fol për kërcënimet kibernetike dhe disa çështje të tjera si:

“New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...