9.5 C
Pec
E shtunë, 2 Dhjetor, 2023

Rama vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga homologu i tij Plenkoviq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë. Ai u prit me një ceremoni nga homologu i tij Andrej Plenkoviq.

Pritet që të ketë një takim mes dy kryeministrave e më pas një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kroacia është tashmë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ndërkohë që ky takim vjen pas tensioneve të fundit të ndodhur në Kosovë.

Kujtojmë se Kroacia ka qenë një ndër vendet e cila ka qenë kundër veprimeve të Serbisë dhe gjithashtu ka qenë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...