23 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Ramadani e quan fake news informatën e Ramabajës se ambasada amerikane ka sondazh ku VV del 64%

Analisti Burim Ramadani, e quajti lajm të rremë deklaratën që Sadri Ramabaja tha se po të mbaheshin zgjedhjet në fillim të vitit 2024, “Lëvizja Vetëvendosje” do t’i merrte 64%.

“Po më vjen keq Sadri por ishte fake news (lajm i rremë) dhe propagandë, se Ambasada Amerikane e ka bo një sondazh…”, i tha Ramadani – Ramabajës në T7

“Ajo i ka mekanizmat, unë nuk thash që ambasadori e ka bo”, ia ktheu Ramabaja.

“Përbese po ta thëm me bindje të plotë që formën qysh e formulove ke krejt propagandë”, i tha Ramadani – Ramabajës.

“Po tash kur s’të pëlqën ajo tjetër është”, ia ktheu Ramabaja.

“Nuk shkon Ambadasa Amerikane me porositë një sondazh e me shku më i thanë partive, këqyre boni diçka se kokët keq ju. Mos bre se deri qitu nuk shkon”, shtoi Ramadani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...