5.1 C
Pec
E diel, 10 Nëntor, 2024

Ramadani: Kusari-Lila të tregoj se kush e nxiti që të negociojë me Radoiçiqin

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas audio-incizimit të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq, duke thënë se ajo duhet të tregojë se kush e ka nxitur të negociojë me të.

Në sigurinë kombëtare, Ramadani thotë se është e rëndësishme pista që çon deri tek planifikuesit sesa te ajo e zbatuesit.

“Momenti që Mimoza të rrëfehet kush dhe si e nxiti apo ‘detyroi’ të negociojë me Radojçiqin! Në siguri kombëtare, shpeshherë më e rëndësishme është pista që çon tek planifikuesit sesa domosodoshmërisht zbatuesit.

Sipas tij, shefja e deputetëve të VV-së s’mund të konsiderohet zbatuese derisa nuk e dëshmon që është vet planifikuesja, por që sipas tij ajo duhet të thotë se kush janë urdhëruesit.

“Mimoza në këtë rast mund të konsiderohet zbatuese nëse e dëshmon se nuk është vet planifikuesja. Ajo duhet të rrëfehet kush është apo janë urdhëruesit!
Nëse është vet edhe planifikuese, edhe zbatuese, e ka përgjegjësinë e plotë për cenim të sigurisë kombëtare dhe bazuar në këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë! Mimoza edhe duhet të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit! Por, ajo mund t’i kontribuojë sigurisë kombëtare nëse dëshmon për urdhëruesit mbi të!”, ka shkruar Ramadani në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...