6.4 C
Pec
E shtunë, 20 Prill, 2024

RAMAZANI / Shoqata ‘Peja’ në Londër, mbështet 250 familje pejane në nevojë

Me rastin e Muajit të shenjtë Ramazan, Shoqata ‘Peja’ në Londër, ka mbështetur 250 familje në nevojë nga komuna e Pejës.

Familjet përkatëse janë mbështetur me pako ushqimore, pako higjienike dhe me miell.

Kryetari i kaj Shoqate Alban Beqiri ka bërë të ditur për ‘RADIO 1’, se ndarja e këtyre mbështetjeve-donacion është realizuar nëpërmes Shoqatava bëmirëse të Pejës, ‘Bereqeti’, ‘Duartë plotë mëshirë’, ‘Qendra për jetë të pavarur’, ‘Handikos’ dhe nga Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së në Pejë.

Ai ka falënderuar bashkëatdhetarët pejan në Londër të cilët kanë qenë donatorë të kësaj mbështetjeje.

‘Shpërndarja është realizuar në përkujdesje dhe organizim të Shoqatava bëmirëse të Pejës, ‘Bereqeti’, ‘Duartë Plotë Mëshirë’, ‘Qendra për jetë të pavarur’, ‘Handikos’ si dhe nga Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së në Pejë, për çfarë i falënderojmë. POashtu dua të theksojë se falënderimi i takon bashkëatdhetarëve pejan që i kemi në Londër të cilët kanë qenë donatorë të kësaj mbështetjeje.’-u shprehë Beqiri.

E veçantë dhe shumë emocionale ka qenë gjesti për tju bashkuar aksionit, i fëmijëve të çiftit Gjocaj-Gorani, që ditë më parë humbën jetën në aksident trafiku me trenin, në Klinë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...