-0.9 C
Pec
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Ramiz Brahimaj për ‘Njeshi’: Fitorja për shqiptarët, plisi mbi kokën e Joe Rogan ishte i gjyshit!

“Shqiptarët kanë hek shume keq, kur kanë ardh në fillimet e tyre në SHBA. Nuk ka qenë e lehtë me e braktis vendlindjen. Unë jam i lindur në Bronx. Por prej gjyshit, babës e nanës i kam dëgjuar sakrificat e jashtëzakonshme që i kanë bërë për me na rrit drejt e mbarë, e sot e kuptoj më shumë” – kështu e fillon intervistën ekskluzive për Portalin ‘Njeshi’, Ramiz Brahimaj, sportisti famoz e luftëtar shqiptar nga Peja.

31 vjeçari i cili sot jeton në Dallas, ka arritur të kthehet në oktagon me fitore. Mposhti Micky Gall në UFC 309 ndërsa u shpallë si ‘përformanca e mbrëmjes’ nga organizatorët në Medison Square Garden Arena.

“Ka qenë ëndërr e imja të luftoj në Garden. Kjo arenë më ka shty mu zgju çdo mengjes, me ushtru, pasi i kisha premtu nanës, se një ditë do të më thirrej emri. Nuk i kisha më shumë se 10-11 vjet. Kur dola në oktagon e pastaj fitova mu rikthyen të gjitha kujtimet dhe e falenderova Zotin për mundësinë dhe ëndrrën e realizuar” – shton Brahimaj në intervistë me gazetarin Festim Topalli.

Pas fitores, në intervistë me të famshmin Joe Rogan, këtij të fundit ia dhuroi plisin e gjyshit. Thotë se në ato momente përmes këtij gjesti deshi të falendëroj e ta kujtoj gjyshin dhe në të njejtën kohë të shprehte mirënjohje për kombin shqiptar.

“Po ka qenë plisi i gjyshit. Nuk e di nëse Joe e kuptoj që ishte plis shqiptar, por nuk e hoqi e ka marr me vete. Do ta pyese nëse e ka rruajtur në shtëpi.”- nënvizon djaloshi i lindur në Bronx.

Ai tutje tregon se familja e tij janë larguar nga Kosova në vitin 1987. Thotë se babai i tij ishte i pari që pa se i rrezikohej jeta u desh ta braktiste vendin. Me pas është kthyer gjatë luftës 99’ për të ndihmuar luftën e Kosovës, pasi kishte karrierë ushtarake. Sot një pjesë e familjes jetojn në New York, pjesa tjetër në Teksas.

“Shqiptarët sot japin kontribut në secilën sferë në SHBA. Jemi komunitet në rritje, jemi popull puntor dhe sot jetojmë shumë më mirë se dje. Unë jam shumë krenar se jam shqiptar dhe këtë çdo herë e qesë përpara të gjithave. Fitoren dhe suksesin ia dedikoi Zotit, familjes dhe kombit tim”- thotë për fund Brahimaj. Ndryshe, në MMA ka bilanc prej 11 fitore e 5 humbje. Meçin e radhës pritet ta ketë shumë shpejt me shpresë që pastaj ta ketë mundësinë të luftoj për titull kampioni në UFC.

Ndryshe Brahimaj, menjëherë edhe pas sfidës së madhe në ring, kishte folur ekskluzivisht për ‘RADIO 1’, përballë Festim Topallit./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...