28.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Ramiz Kelmendi, Ekrem LLuka e Vëllëzërit Devolli, Peja i Shpallë ‘Nderi i Qytetit’

Në kuadër të Manifestimeve për 26-vjetorin e Çlirimit të Pejës, janë shpallur edhe titujt tradicional të Nderit.

Biznesmenët e fuqishëm kosovar nga Peja, Ramiz Kelmendi, Ekrem LLuka dhe Vëllëzërit Blerim e Shkëlqim Devolli, janë shpallur ‘Nderi i Qytetit’.

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është shënuar me dinjitet dhe solemnitet 26-vjetori i Çlirimit të qytetit të Pejës.

Peja, lulja e bukur e Dukagjinit ka festuar me krenari dhe emocione Ditën e saj të Çlirimit!

Në sheshin “Skënderbeu” është mbajtur manifestimi qendror, i cili u hap me një program artistik dhe kulturor për fëmijë duke krijuar një atmosferë emocionuese për të gjithë të pranishmit.

Pjesë përbërëse e manifestimit qendror ishte edhe performanca artistike nga Fakulteti i Arteve i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, e cila i shtoi vlerë artistike dhe kulturore këtij manifestimi të rëndësishëm për qytetin.

Në kuadër të aktiviteteve zyrtare për shënimin e Ditës së Çlirimit të Pejës, Komuna e Pejës organizoi një ceremoni solemne të ndarjes së titujve të nderit, dekoratave dhe mirënjohjeve, si shprehje e vlerësimit institucional për kontributin e jashtëzakonshëm të personaliteteve dhe institucioneve në dobi të qytetit dhe shoqërisë.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kurtbogaj ndanë titujt dhe dekoratat për të nderuar figura të shquara nga fusha të ndryshme.

Me Titullin “Qytetar Nderi” u nderuan:

• Halil Kastrati

• Zija Mulhaxha

• Rosaria Succurro

• Ukë Hysen Nimani

• (Post mortum) Xhevdet Ademaj

• (Post mortum) Dervish Avdijaj.

Me Titullin “Nderi i Qytetit” u nderuan:

• Ramiz Kelmendi

• Ekrem Lluka

• Blerim Devolli

• Shkëlqim Devolli

Dekoratat e veçanta u ndanë:

Dekorata “Lekë Dukagjini” – Gëzim Muriqi

• Dekorata “Azem Shkreli” (Post mortum) – Sylë Osmanaj.

Me Titullin “Mirënjohje” u nderuan:

• Shoqata e Sportit

• SHBA “Gjeravica”

• Vehbi Shala

• Mevlyde Pupovci.

Përmes kësaj ceremonie, Komuna e Pejës shpreh mirënjohjen e saj të thellë për kontributet e çmuara, që kanë ndikuar në zhvillimin, përfaqësimin dhe përparimin e qytetit tonë.

Këto vlerësime përfaqësojnë jo vetëm nderim institucional, por edhe një frymëzim për gjeneratat e reja, që të ndjekin rrugën e angazhimit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...