4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Ramiz Kelmendi uron Presidentin Trump: Ai është vullneti i kombit amerikan, e Amerika dhe Kosova janë një

Ish-Deputeti, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar, presidenti i ‘ELKOS GROUP – ETC’ Ramiz Kelmendi ka uruar fitoren e Presidentit Trump, në zgjedhjet e djeshme në SHBA.

‘Kosova, si mik dhe partner i natyrshëm i SHBA-ve, duhet të tregoj pjekuri në rikonfirmimin dhe riafirmimin e këtyre raporteve.’-thotë mes tjerash Kelmendi në urimin e tij.

Urimi i plotë:

Urime President Trump!

Donald Trump është vullneti i zgjedhjes së kombit Amerikan.

Kosova dhe kombi shqiptarë kanë marrëdhënie të dëshmuara dhe të ndërtuara ndër dekada me popullin, kombin dhe politikën amerikane.

Si një afarist, ndërmarrës dhe politikan i dëshmuar, Presidenti Trump është njohës i mirë i çështjeve të ballkanit, veçanërisht i çështjes Kosovë-Serbi.

Kosova, si mik dhe partner i natyrshëm i SHBA-ve, duhet të tregoj pjekuri në rikonfirmimin dhe riafirmimin e këtyre raporteve.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptarë! Zoti e bekoftë Amerikën!’-shkruan Ramiz Kelmendi – President i ‘Elkos Group-Etc’./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...