27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, nga ku tha se nderuan njeriun që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar.

Për Hilmi Haradinajn ai u shpreh se me lavdi do të përkujtohet emri i tij.

“Në vendin e lavdisë dhe krenarisë, nderuam njeriun që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar, babain e Heronjve dhe Gjeneralëve, Bacë Hilmi Haradinaj”.

“Me nder e me lavdi jetove dhe me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt, për breza e breza që do të vijnë në këtë truall. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ty! Lavdi jetës dhe veprës tënde”, ka shkruar Ramosaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...