20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Ramosaj thotë se kompania austriake bëri shumë shkelje kur nisi ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheqë vazhdon të jetë në kontest gjyqësor me kompaninë “Kelkos Energy”, e cila nisi ndërtimin hidrocentralet në lumin Lumbardh të Deçanit. Ramosaj pohon se kjo kompani ka bërë shkelje të shumta gjatë ndërtimit të këtyre hidrocentraleve.

“Institucionet e këtij shteti nuk i kanë kryer detyrat zyrtare ashtu siç është dashur t’i kryejnë, nuk kanë pasur kontroll mbi ndërtimin e dhënë, mbi zbatimin e atyre që janë në marrëveshje dhe kontratë sepse kompania e cila ka fituar të drejtën për t’i ndërtuar këto hidrocentrale nuk i ka pasur parasysh dy prej kritereve të cilat patjetër është dashur me i respektua. E para që më ka shqetësuar mua ishte minimumi ekologjik i lumit që nuk është respektuar, e dyta ndërtimet është dashur të bëhen me standarde çfarë është dashur me u bë dhe është dashur me marrë leje nga institucionet relevante që kanë pasur përgjegjësi në atë kohë. Këtë vit kemi pasur ballafaqime të shumta me ndërtuesin e hidrocentraleve me pronarin sepse ne gjatë ndërtimit të rrugës ne kemi hasur në pengesa, kabllot kanë qenë 20 centimetra nën tokë dhe rruga është dashur të bëhet”, tha i pari i Deçanit për Kosovapress.

I pari i Deçanit si shkelje kryesore nga kompania ndërtuese e hidrocentraleve në Deçan, ka konsideruar mosrespektimin e minimumit ekologjik dhe shfrytëzimit të ujit të lumit për prodhim të energjisë elektrike.

“Ne kemi pasur një tension nëse mund ta them kështu, me kompaninë të cilën i ka ndërtuar këto hidrocentrale dhe çështja ka shkuar në gjyq, si komunë dhe si kompani e cila i ka bërë ndërtimet. Unë besoj që ne kemi të drejtë, është pasuria jonë më e madhe që ka komuna dhe po kërkojmë një trajtim brenda normave dhe brenda standardeve. Kompania ndërtuese është austriake dhe këtë veprim po ta kishte bërë në Austri ai kishe përfunduar në burg, këtë e them me bindje të plotë pasi së paku ka bërë dy tri shkelje. Mos respektimi i minimumit ekologjik të lumit është shkelje shumë e rëndë, avaria që e ka krijuar në ekosistem është tepër e rëndë dhe po ashtu edhe një prej hidrocentraleve e cila është pothuajse pa leje hiq sepse nuk është kryer si projekt deri në fund. Ka pasur me u bë një liqen grumbullues i ujërave që këto hidrocentrale po me u furnizua prej atij liqeni, kurse ky e ka marrë ujin e lumit dhe e ka fut në gypa për me prodhua energji elektrike”, thekson Ramosaj.

Realizimi i këtij projekti është mundësuar falë një bashkëpunimi në mes komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

“Vitin e kaluar ne kemi filluar me punime këtë vit vazhdon puna në Lumbardhin e Deçanit edhe pse e kemi një temë të pazgjidhur prapë me zonën e Deçanit, me zonën e Manastirit, që besoj që kemi me arrit një marrëveshje për shkak të natyrës së ndërtimit të këtij lumi. Është faza e parë unë pres që me përfundua brenda vitit 2020 që është diku deri në 3 milionë e diçka mijë euro, dhe faza e dytë duhet me fillua nga 2021 që është një gjatësi diku 4 kilometra nga ura e Demës që i themi ne, e deri tek penda e Radoniqit”, thotë ai.

Ramosaj u shpreh se për këtë vit në plan kanë edhe asfaltimin e rrugëve lokale dhe vazhdimin e projektit e rrugës Plavë-Deçan.

Kjo komunë brenda këtij viti ka paraparë edhe asfaltimin e rrugës që të dërgon në Bjeshkët e Srellcit, dhe elektrizimin e së paku një lindje për në Bjeshkët e Deçanit.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...