6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit si president

Donald Trump do të inaugurohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar.

Në këtë ceremoni të inaugurimit do të marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar për media zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili.

Në ceremoninë në Uashington DC, në Kapitol të SHBA-së, Trump dhe zëvendëspresidenti i sapozgjedhur J.D. Vance do të bëjnë betimin dhe do të marrin postet e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Sidoqoftë, ceremonia e inaugurimit, përpos ceremonisë se betimit, do të jetë e mbushur me ngjarje e performanca, siç kanë bërë të ditur mediat amerikane./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...