Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tashmë ka mbërritur edhe në presidencë për takimin planifikuar me presidenten Vjosa Osmani.
Para takimit Haradinaj nuk ka folur për mediat derisa pritet si të gjithë liderët e partive të tjera që kanë zhvilluar takim para tij të flasë pas takimit.
Ndryshe që nga ora 10:00 e mëngjesit presidentja Osmani ka zhvilluar takime veç e veç me të gjithë liderët e partive politike.
Takimet tashmë janë zhvilluar me kreun e LVV-së, Albin Kurti, atë të PDK-së, Memli Krasniqi si dhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Këto takime janë zhvilluar për të arritur një marrëveshje për të dalur nga ngërçi politik në Kuvend ku tashmë kanë dështuar gjithsej 40 seanca konstituive.
Ndryshe presidentja Osmani do të zhvillojë takime edhe nesër me partitë e pakicave/Njeshi/