33.6 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Ramush Haradinaj sot po feston ditëlindjen, veçohet për një karrierë më të gjallë se shumica

3 korriku është një datë e veçantë për ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj sot e feston ditëlindjen e tij të 56-të.

Ramush Haradinaj ka qenë edhe një nga eprorët e lartë dhe të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shërbyer si komandant i Zonës Operative të Dukagjinit.

Anton Çuni - Ramush Haradinaj - Rrustem Berisha

 

Është i martuar me prezantuesen e njohur Anita Muçaj- Haradinaj dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, Trimin, Gjinin dhe Hanën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka lindur më 3 korrik 1968, në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Në një shkrim të koh, gazeta prestigjioze botërore ‘The Economist’, shkruan se karriera e tij (Haradinajt) është më e gjallë se shumica.

‘Mos mendoni se karriera e Haradinajt ka mbaruar! Ai ka karrierë më të gjallë se shumica. I plagosur dhe nën zjarr në vitin 1998, Ramush Haradinaj rrëmbeu të vetmen gjë që i erdhi në dorë për të ndalur gjakderdhjen. Ishte një copë djathi. Një vit më parë, nga ajo kohë, vëllai i tij ishte vrarë nga ushtarët serbë disa qindra metra më tej, teksa po bartnin armë përmes maleve nga Shqipëria. Që nga ajo luftë, Haradinaj i ka përkthyer aftësitë për të qëndruar gjallë fizikisht në aftësi për të qëndruar gjallë politikisht.

Truprojë, marangoz, guerilas dhe politikan, zoti Haradinaj ka pasur një karrierë më të gjallë se shumica. Në një biografi ai flet për përvojën si gueril shqiptar i Kosovës që luftonte ndaj Serbisë me plot dëshirë. Në një incident, kur policët serbë të bllokuar po bënin thirrje për ndihmë, ai tha se “u kujdes për ta në një mënyrë precize, nga një distancë e afërt”. Haradinaj është përndjekur nga akuzat se ai dhe njerëzit e tij kanë kryer krime lufte, duke vrarë serbë dhe shqiptarë që konsideroheshin si bashkëpunëtorë ose rivalë. Ai gjithmonë e ka mohuar çdo keqbërje.’-do shkruante mes tjerash ‘The Economist’.

Veprimi e tij më i fundit institucional erdhi më 19 korrik 2019, kur dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës, duke treguar në media se tani ishte i dyshuar në një rast të krimeve të luftës.

Dorëheqja e zotit Haradinaj sjellë një ndjesi deja-vu. Në vitin 2005 ai dha dorëheqjen 100 ditë pasi kishte marrë mandatin e parë si kryeministër, pasi u padit nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë, ku u burgos gjatë gjykimit. Ai u lirua i pafajshëm, por prokuroria pretendonte se ai i frikësonte dëshmitarët, diçka që e ai e ka mohuar. Prokurorët apeluan dhe ai u paraqit përsëri në gjyq, për t’u liruar sërish i pafajshëm.

Në vitin 2015, Ramush Haradinaj ishte ndaluar dhe arrestuar në Slloveni, ndërsa ndalesa ndodhi bazuar në një flet-arrest Ndërkombëtarë për të, lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Reagimi i opinionit do ishte tejet serioz dhe me ndërhjyrjen e shpejtë të Qeverisë së atëhershme të Kosovë, kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentes Atifete Jahjaga, çështja do të sqarohej dhe do ndodhte lirimi.

Në vitin 2017, ai u arrestua në Francë me një urdhër serb dhe u mbajt atje për gati katër muaj. Pastaj francezët e liruan: Arrestimi i tij ia rriti popullaritetin në shtëpi, raporton The Economist.  

Më 24 korrik 2019, Haradinaj u mor në pyetje nga një Gjykatë e posaçme e Kosovës, e cila u krijua me një staf Ndërkombëtar në Hagë pas një raporti të Këshillit të Europës në vitin 2010, ku akuzoheshin disa guerilas kosovarë se kanë kryer krime lufte. Në raport, Haradinaj përmendet vetëm në një shënim, por më i shquar është Hashim Thaçi, president i Kosovës.

Ramush Haradinaj kthehet në Prishtinë pas intervistimit në Hagë 26 Korrik 2019

Nëntorin e vitit 2018, Serbia e kishte ndaluar me sukses Kosovën, të cilën nuk e njeh, që të bashkohej me Interpolin për herë të tretë. Haradinaj që ishte kryeministër në atë kohë, u hakmor duke vendosur një tarifë prej 100 përqind ndaj importeve serbe dhe Serbia pezulloi bisedimet. Si shpirt luftarak, qëndrimet e Haradinajt ndaj Serbisë, më së miri pasqyrohen edhe në foton e mëposhte që kishte bërë xhiron e botës së shtypit, kur në Francë, Haradinaj si kryeministër i Kosovës e Vuçiq si president i Serbisë, u patën takuar me ndërmjetësimin e Merkel dhe Macron, e ku edhe kjo dyshe me ndikim europian e global, kishte dështuar të bindte Haradinajn të hiqte taksën 100% ndaj Serbisë.

Ramush Haradinaj - Colmar

Ramush Haradinaj, si në opinionin e brendshëm dhe ate të jashtëm, njihet si politikani që gëzon autoritetin shpeshherë edhe jo-formal në zgjidhjen e çështjeve, përkundër që subjekti i tij, sillet në 7 ose 8 % të mbështetjes.

Ai përgjatë krejt karrierës jetësore, ka ruajtur dhe zhvilluar me shumë kujdes, raportet ndnjerëzore e ndërfamiljare me familjen legjendare Jashari.

Haradinaj në politikë e institucione është mbështetës i idesë për përkrahjen e biznesit dhe kapitalit vendor-privat.

Për zgjedhjet që pritet të ndodhin në Kososë, atij dhe AAK-së i është bashkuar edhe Fatmir Limaj./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...