Në kuadër të turit tërë ditor në komunën e Pejës, kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha dhe bashkëpunëtorë, ka vizituar në shtëpi prof.Dr. Ali Sylqën, bashkëthemelues i AAK-së në Pejë në vitet 2001.
Prof. Dr. Ali Sylqa, një prej figurave të respektuara në qytet, gjatë karrierës politike të pasluftës ka mbajtur funksione të larta në qeverisjen e Ali Berishës në Pejë, duke qenë në një mandat nënkryetar i komunës dhe në një mandat Kryetar i Asamblesë komunale.
Haradinaj ka shkruar për vizitën që i ka bërë prof. Sylqes.
Postimi i plotë:
‘Vizita në Pejë ishte e mbushur me momente domethënëse e takime frymëzuese.
Fillova me ndarjen e mirënjohjes për Prof. Ali Sylqa, një nga shtyllat e AAK-së në qytet. Kontributi i tij në themelimin, zhvillimin dhe forcimin e Aleancës në Pejë, për dekada, meriton respektin e mirënjohjen tonë më të thellë.’-ka shkruar Haradinaj./Njeshi&RADIO 1/