22.4 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

“Ramushi tha po dal nShqipni deri sa t’i hjeku predhat prej trupi”/ Nasim Haradinaj tregon për kthimin në Gllogjan

Ish-gjenerali i UÇK-së, Nasim Haradinaj, tregoi për periudhën e vështirë gjatë kohës së luftës dhe mënyrën se si Ramush Haradinaj i plagosur i printe ushtarëve.

“…. Ramushi tha unë po dal në Shqipëri derisa t’i hjeku predhat se Ramushi u kanë i plagosur. Kur shkuam aty Ramushi u mobilizu edhe më fort, si hjeku predhat hiç. Edhe na ka pri, ma i pari u konë në kolonë, ndër më të mramtit jam kanë unë në kolonë, s’mujsha as me ndjekë qashtu të plagosur Ramushin. Bile as nuk u ndalë, i them ndalu më kadal, e veç më ka ikë përpara po mbërrijtëm. Unë mendoj që kemi mbërri diku 6-7-8 prill”, tha Haradinaj.

“Aty i kam gjetë disa ushtarë të tjerë, togerin, Idriz Balën, Bardhecin, Ajet Poterën, i gjeta do djem dhe më erdhi inati që nuk mbërriva më shpejtë se shtabi kishte qenë në shtëpinë e babës”, tha Haradinaj për kthimin në Gllogjan./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...