-0.2 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

“Raport alarmant – është rrezikuar shëndeti i aktorëve dhe publikut” – Ministri Çeku tregon pse u zvarriten punimet në Teatrin Kombëtar

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se gjatë restaurimit të Teatrit Kombëtar është parë se “aty është rreziku shëndeti i aktorëve, stafit e publikut”.

“Vitin e ardhshëm sipas kontratës duhet të përfundojë kjo punë”, u shpreh ministri sa i përket punimeve në Teatrin Kombëtar.

“Ka qenë një thirrje për veprim të shpejtë dhe jemi detyru menjëherë me mbyllë Teatrin Kombëtar, sot që kanë nisë punimet e restaurimit e kemi pa që gjendja është edhe më e rëndë sesa që është konstatu në atë kohë. Ka qenë nevojë me vepru shpejtë sepse aty është rreziku edhe shëndeti i aktorëve, stafit dhe publikut”, tha Çeku

“Nëse ishim ngutë ndoshta e kishim kry pak më herët, por mas 6 muajve apo 1-2 vitesh do të dilnin pasojat e një pune joserioze. Rrugës e kemi kuptu që duhet restaurim i tërësishëm, vlera e këtij investimi është mbi 7 milionë euro, ka edhe shtim të hapësirave të reja, përveç modernziim e rifuksionalizim…”, tha Çeku për Teatrin Kombëtar të Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...