15.8 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Raporti i DASh-it shihet me shqetësim nga njohësit e çështjeve juridike – Kambanë e alarm për institucionet

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për Kosovën po shihet shqetësues nga njohësit e çështjeve juridike. Sipas tyre, në të njëjtin shpërfaqen ndërhyrjet e qeverisë në sistemin e drejtësisë, nivelin e korrupsionit, pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të qeverisë, dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore, raporton Ekonomia Online.

Ata thonë se krahas problemeve në sistemin e drejtësisë, politika është ajo e cila po ndikon që organet e drejtësisë të mos jenë të pavarura.

Avokati Ardian Bajraktari, thotë për Ekonomia Online se niveli i ndërhyrjeve të politikës në gjyqësor është shqetësuese. Sipas tij, raporti duhet të jetë alarm për institucionet kosovare në mënyrë që të mos përsëriten gjetje të njëjta. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...