Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuse, BIRN Kosova, publikojnë raportin rreth gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, me fillim në orën 11:30, në Reporting House. /Njeshi/