16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Raporti i Komisionit evidenton dorëheqjet e deklaruara të Kurtit dhe ministrave, me këtë formulim opozita jep votat

Komisioni i vjetër për verifikimin e Mandateve është autorizuar nga 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të hartuar një raport të ri, raport i cili sipas pajtimit në takimin konsultativ, do të votohet përsëri në mënyrë unanime nga të gjitha partitë politike.

Sipas burimeve të , brenda Komisionit për Verifikim të Mandateve, janë duke u ofruar dorëheqjet në mënyrë gojore nga anëtarët e Qeverisë në detyrë të cilët janë zgjedhur deputet nga zgjedhjet e fundit.

Këto dorëheqje verbale që po ofrohen janë duke u futur në procesverbalin e raportit dhe si të tilla po pranohen nga Komisioni për Verifikim të Mandateve.Në rarportin e vjetër të Komisionit, këto dorëheqje verbale s’kanë qenë fare.

Ky duket të jetë kompromisi mes partive politike për të kapërcyer ngërçin politik të krijuar në seancën e parë kur raporti i Komisonit s’mori votat e mjaftueshme, pasi insistohej në dorhëheqje formale të Kurtit dhe ministrave që janë zgjedhur deputet. Sipas ligjit, s’mund t’i ushtrosh dy pozita në të njejtën kohë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...