20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Raportimi nga mediet për fëmijët akoma sfidues dhe joetik

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në partneritet me Terre des hommes ka mbajtur mban punëtorinë për gazetarët dhe profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve me temë “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijëve”.

Donjetë Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e KOMF, tha se me profesorë dhe studentë te gazetarisë dhe punës sociale do të marrin përvoja mbi fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

“Është shumë e rëndësishme që të diskutohet sot bashkërisht dhe sidomos për raportimet ndaj abuzimeve ndaj fëmijëve, dhe sidomos me studentët e pranishëm këtu edhe të gazetarisë dhe punës sociale”, tha Kelmendi.

Remzije Shahini-Hoxhaj, profesoreshë në degën e Gazetarisë, tha se shpesh harrohen parimet etike të raportimit për fëmijët dhe mbrojtjen e tyre, e sidomos kur lidhet etika gazetareske e profesionale.

“Shpesh harrojmë parimet etike të raportimit të abuzimeve ndaj fëmijëve, andaj ky takim dhe përgjithësi prezantimi sot është pikërisht për të drejtat e fëmijëve ndaj tyre dhe mbrojtjen e raportimin për ta. Etika e gazetarisë është e qartë për te gjitha parimet e gazetareve dhe redaktorëve”.

“Mediat kanë filluar që të raportojnë për interesin e publikut, mediat synojnë me arrit shikueshmërinë dhe kjo pastaj ndikon në mirëqenien e fëmijëve dhe abuzimet ndaj tyre”, theksoi tutje ajo.

Njomëza Llullaku, profesoreshë në Departamentin e Punës  Sociale në Universitetin e Prishtinës tha se raportimi i medieve ndikon edhe në gjendjen emocionale të fëmijëve.

“Kjo ka të bëjë edhe me punën emocionale dhe normalisht krejt diskutimin mbi mbrojtjen e fëmijëve”, tha Llullaku. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...