3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Raportohen tri raste të falsifikimit të parasë, në Prishtinë sekuestrohet kartëmonedha 500 euro

Tri raste të falsifikimit të parasë, janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së hënë.

Sipas njoftimit, dy prej këtyre rasteve kanë ndodhur në Prishtinë dhe një në Prizren.

Në kryeqytet bëhet e ditur se në njërin rast është konfiskuar kartëmonedha 500 euro, pasi dyshohet se është e falsifikuar.

Raporti i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

Prishtinë / 15.01.2024 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar  ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike dhe kartëmonedha të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

Prishtinë / 15.01.2024 – 08:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kane hasur në një kartëmonedhë 500 €, e dyshuar si e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

FALSIFIKIM I PARASË

Prizren / 14.12.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovare, ka raportuar se nga biznese të ndryshme gjatë periudhës së cekur kohore, janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...