1.4 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:12 kanë pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë.

Rastin e konfirmoi për media, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë, të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...