Gjatë 24-orëve të fundit, janë evidentuar disa raste shqetësuese të dhunës në familje dhe sulme fizike ndaj grave në komuna të ndryshme të Kosovës.
Në shumicën e rasteve, të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprime ligjore.
Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë e Gjakovë.
Më poshtë e gjeni raportin me rastet e specifikuara për secilën komunë e të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Pejë
“Një grua ka pësuar sulm fizik nga një mashkull. Pas trajtimit mjekësor të viktimës, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”.
Podujevë
“Është arrestuar një burrë i dyshuar për kanosje dhe ushtrim të dhunës psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Pas procedurave ligjore, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje”.
Prishtinë
“Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt”.
Ferizaj
“Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima është trajtuar mjekësisht dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit”.
Gjakovë
“Pas një mosmarrëveshjeje, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Pas intervistimit të palëve dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”. /Njeshi/