7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve

Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një shtetas të Kosovës. Sipas mediave serbe, i arrestuari është E.O, viti i lindjes 1999, dhe vjen nga rrethina e Prishtinës, raporton “rominfomedia”.

Ai raportohet të jetë arrestuar gjatë një aksioni të MPB-së serbe për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve në zonën e komunës së Medvegjës. “Ai dyshohet se ka prerë rreth 30 metra kub dru ahu në zonën e Zonës së Sigurisë Tokësore me tre persona të tjerë të cilët kanë ikur” përmes kufirit. “Policia gjeti në vendngjarje dy traktorë dhe dy sharrë elektrike me motor”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me kallëzim penal është dërguar në prokurorinë kompetente në Lebanë dhe pas procedurës Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh  kontaktuar me institucionet në vend të për marrë një konfirmim apo edhe detaje për këtë rast, mirëpo deri në momentin e raportimit nuk kemi pranuar asnjë përgjigje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...