Milot Rashica është shumë pranë një transferimi të ri në karrierën e tij, këtë herë drejt Gjermanisë.
Raporti thekson se klubi turk Besiktas është i gatshëm të lejojë largimin e Rashicës, por po pret një ofertë zyrtare në vlerë rreth 9-10 milionë euro për ta liruar lojtarin.
Rashica ka përvojë të mëparshme në Bundesligë, ku ka luajtur me Werder Bremen, dhe një rikthim në kampionatin gjerman shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.