11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Rashica, lojtari më i mirë i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Milot Rashica ka zënë vend në formacionin më të mirë të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Ylli i Kombëtares së Kosovës, pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Bayern Munich, por skuadra e tij ishte e pafat duke humbur 2:3.

Rashica në një periudhë prej dy minutave regjistroi një asistim dhe shënoi një gol të bukur, duke e lënë të shtrirë në tokë Matts Hummelsin. Paraqitja e Rashicës ndaj Bayern Munich është vlerësuar me notën 8.5, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjeve gjysmëfinale.

Në formacionin e ndeshjeve gjysmëfinale, Rashica është  lojtari i vetëm i Werder Bremen që ka zënë vend. Ky formacion dominohet nga skuadra e Bayern Munich, ku gjenden shtatë lojtarë të ‘bavarezëve’.

Përndryshe, në finale të Kupës së Gjermanisë kanë kaluar Bayern Munich  dhe RB Leipzig. /Lajmi/Njeshi

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...