13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Rashiq: Adresa ime e parë është Kurti, por i hapur edhe për opozitën

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, por ai ka thënë se nëse shterën të gjitha opsionet  që Kurti të zgjidhet kryeministër ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim edhe me partitë opozitare.

Duke folur per një takim që ka zhvilluar me kryeministrin në detyrë për formimin e institucioneve, ministri Rashiq ka thënë se presin nga Qeveria e re fuqizim të komuniteteve.

Rashiq në një intervistë për RTV21 ka  thënë se partitë politike duhet të përjashtojnë opsionin për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Duke komentuar refuzimin e partive opozitare për bashkëpunim me Vetëvendosjen, ministri Rashiq tha se partitë politike duhet ta kenë parasysh përgjegjësitë që kanë ndaj Kosovës.

Ministri Rashiq tha po ashtu se as gjuha e Kurtit nuk ka qenë adekuate kur i është referuar përfaqësuesve të opozitës si “hajvana”.

Ndërkohë Rashiq nuk është optimist që më 15 prill mund të formohet Qeveria e re./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...