Deputeti serb dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiqit ka deklaruar se është herët të flitet nëse ata do ta mbështesin një shumicë të partive tjera, megjithatë, ka shtuar se nuk kanë vija të kuqe.
Rashiq para se të nis seanca, është pyetur nëse do ta mbështeste një qeveri të krijuar nga partitë tjera e jo nga Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa.
“Ende është herët që të pritet, kam thënë edhe më herët që kandidatin për kryetar të Kuvendit e propozon Vetëvendosje, ka disa muaj që po merremi me këtë problematikë, kështu që kur vjen koha, flasim….Vetëm parimet, vija të kuqe nuk ekzistojnë”, tha ai./Njeshi&Ksp/