2.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Rashiq: Serbia ka filluar presionin ndaj komunitetit serb në Kosovë

Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri të Kosovës, thotë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sipas të cilit  sulmet e fundit terroriste në veri po ndodhin nga individë të caktuar.

Rashiq akuzon Serbinë për presion ndaj komunitetit serb në Kosovë.

“Nuk shoh grupe siç thoni ju, por unë shoh individ. S’kam pa veprime të tyre siç thoni ju. Shoh veprime të individëve potencialisht kjo që po përmendi për Zveçan dhe kështu me radhë. Nëse mungon ose ka ekzekutuar një numër i policëve atje dhe ata kanë qenë të vendosura në kapacitetet që kanë pasur deri tani, unë nuk e shoh nevojë që të ndërtohen nënstacione të reja. Po ashtu kur KFOR-i është aty dhe është më i kyçur në mbrojtjen e kufijve të jashtëm. Pra pse po duhen nënstacione të reja kur i kemi tërë këto kapacitete”, thekson ai.

Krahas kësaj, Rashiq thotë se komuniteti serb në veri po mirëpret bizneset kosovare të hapura rishtazi atje, përkundër presioneve të Listës Serbe.

Duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, ai thotë Beogradi zyrtar ka filluar presionin ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë për të votuar për Listën Serbe.

Sipas tij, besimi i qytetarëve serb të Kosovës ka rënë për Listën Serbe, mirëpo thotë se të njëjtit po shantazhohen.

Rashiq, thekson se ish nënkryetari i Listës Serbe, kryeterroristi, Milan Radoiçiq ka ende ndikim në këtë parti.

“Kur nisin presionet në veçanti prej këtij regjimi hibrid që është dhe ku shantazhohen njerëzit, prej bllokadës dhe mbajtjes në kufi, deri në asistencë sociale që mund të merrni. Ata njerëz kur dalin dhe bëjnë një presion të madh, ata nuk zgjedhin a pajtohem me ideologjinë time, por ai voton që ta shpëtojë veten dhe familjen për asistencën sociale. Ne po përpiqemi të fitojmë sa më shumë por i kuptoj edhe njerëzit që janë të frikësuar… Normale kjo shihet vet. S’ka ndonjë diskutim. Besoj që po, por s’kam ndonjë informatë të saktë. Veprimi ose operimi i Listës Serbe vazhdon ashtu siç ka qenë para Banjskës”, deklaron Rashiq.

Mes tjerash, ai flet edhe për rrahjen e ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq në Mitrovicë të Veriut.

“Sa i përket Rakiqit dihet se është një sekret publik që ai ka pasur një përleshje aty. Njeriu që e ka sulmuar Rakiqin ka qenë i mashtruar më herët nga ai. Kjo është reflektim i mashtrimeve, të cilat i ka bërë Lista Serbe dhe manifestohet në këto forma”, përfundon Rashiq. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...