20.8 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Rashiq viziton Gjilanin, premton përkrahje ndaj komuniteteve joshumicë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka vizituar sot komunën e Gjilanit. Pjesë e diskutimit me kryetarin Alban Hyseni ka qenë çështja e bashkëpunimit me komunitete.

“Diskutuam për çështjet e komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e bashkëpunimit për ofrimin e kushteve më cilësore për këtë kategori, si dhe vizituam çerdhen në fshatin Shillovë, ku u njoftuam nga afër me nevojat dhe sfidat e tyre”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit.

Ai theksoi se ministri Rashiq shprehu gatishmërinë e tij për përkrahje financiare të projekteve në të mirën e komuniteteve joshumicë, e të cilat janë të shumta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...