15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Rasti Dehari: Largohen përfundimisht nga puna dy zyrtarë korrektues

Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë larguar përfundimisht nga puna.

Arsyeja e një vendimi të tillë është dyshimi për shkelje të rëndë në lidhje me veprimet dhe mosveprimet në rastin Dehari.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një komunikate për media nga vet Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Njoftimi i plotë nga SHKK:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se përfundimisht ka larguar nga puna, z. Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe z. Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore.

Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civil nga puna. /Njeshi/

© SYRI.net

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...