15.2 C
Pec
E enjte, 1 Qershor, 2023

Rasti i Donjeta Pajazitajt, Haxhiu: Shqetësuese se si Naser Pajazitaj nga burgim i përjetshëm të lirohet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur paradoksale atë se çfarë ka ndodhur me rastin e Donjeta Pajazitajt, pas lirimit të të akuzuarit për vrasjen e saj nga Gjykata Supreme ditë më herët.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, Haxhiu ka thënë se ky rast duhet të hetohet për të parë se cila shkallë ka dështuar, pasi shkalla e parë e ka dënuar me burgim të përjetshëm të akuzuarin, ndërsa e treta e ka liruar.

“As Ministria, as ministrja, as askush tjetër, që është jashtë institucioneve të drejtësisë nuk mund të përcaktojë nëse dikush është vrasës apo jo. Institucionet e drejtësisë e përcaktojnë. Për mua është shumë paradoksale që dënohet me burgim të përjetshëm në shkallën e parë, pastaj në shkallën e dytë bie në 35 vjet, dhe shkalla e tretë e liron. Është shqetësues. Ky rast duhet të hetohet përmes mekanizmave përkatës për të parë se kush ka dështuar, shkalla e parë apo shkalla e tretë? Prandaj, sipas komunikimeve me institucionet e drejtësisë, ata kanë thënë se do ta trajtojnë sapo ky aktgjykim do të bëhet publik”, ka thënë ajo.

Më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e pati dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjetës.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin. Ndërsa, prokuroria me parashtresë kishte propozuar që ankesa e mbrojtësve Kollçaku dhe Tahiri të refuzohet si e pabazuar ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...