10.7 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Rasti i Drenasit, avokati thotë se pas arrestimit nuk i dhanë ushqim e ujë për 22 orë

Monitorues të KMDLNj-së kanë vizituar avokatin Gazmend Halilaj i cili është arrestuar me dyshimet në rastin e abuzimit të një të miture në Drenas. Ai po mbahet në ndalim policor në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

Avokati pohoi se atë e kanë arrestuar 4 zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës, për të cilën gjë ai pohoi se nuk është në kompetencë të IPK-së dhe se arrestimin e tij e kanë bërë të njëjtët persona për të cilët një ditë më parë kishte bërë kallëzim penal”, thuhet në deklaratën e KMDLNj-së.

Po ashtu, avokati iu ka pohuar monitoruesve se gjatë qëndrimit në ndalim për rreth 22 orë nuk kishte marrë as ushqim dhe as ujë.

KMDLNj ka kërkuar sqarime nga zv.drejtoresha e Ndalimit dhe ajo ia ka konfirmuar se shpërndarja e darkës në këtë qendër bëhet në ora 18:00, ndërsa i ndaluari ka mbërritur aty në ora 18:30. Ajo citohet të ketë thënë se Qendra e Ndalimit nuk ka mundësi të sigurojë ushqim për të privuarit që vijnë pas kësaj ore.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...