Të mërkurën një foshnje dyshohet se ka humbur jetën, gjatë procesit të lindjes në Spitalin e Pejës, për të cilën babai i foshnjës dyshon për neglizhencë të stafit mjekësor.
Në lidhje me këtë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga Policinë e Kosovës për ketë rast.
Sipas tij, është kërkuar të bëhet obduksioni i nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
“Gjithashtu, është kërkuar të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës. Nuk mund të japim me shumë informata në ketë fazë”, ka thënë Nikçi. /Njeshi/