9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Rasti i njohur si “53-milionëshi”, Gjykata pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Pal Lekajt dhe tre të tjerëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, pritet të shpallë sot aktgjykimin në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Në këtë rast akuzohen ish-ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltari i tij politik, Eset Berisha, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri dhe drejtori i prokurimit publik, Besim Tahiri, në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel & Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Raportohet se seanca, pritet të fillojë së shpejti.

Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit, kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...