8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Rasti i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, prokuroria thërret konferencë për detaje

Mëngjesin e sotëm një aksion i madh policor u zhvillua në Kaçanik, që lidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Në këtë aksion janë arrestuar deri në tetë persona.

Për të dhënë detaje Prokuroria Themelore ka thirrur konferencë me fillim nga ora 11:30.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...