18.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

Rasti ‘Subvencioni’, Ministria e Bujqësisë pezullon 9 zyrtarë nga puna

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marr vendim që të pezulloj nga puna nëntë zyrtarë që lidhen me rastin “Subvencionet”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Faton Peci pa dhënë detaje shtesë.

“Po, janë pezulluar”, ka thënë Peci.

Po ashtu, sipas këshilltares së ministrit, Flutur Mustafa pesë prej tyre janë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, dy nga MBPZHR dhe dy prej tyre nuk iu është vazhduar kontrata sepse kanë qenë të angazhuar me një projekt.

Ndryshe, Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dhjetëra zyrtarë nën dyshimin për abuzime me subvencione në AHZB.

Arrestimi i tyre është bërë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti.

Arrestimet e para kishin ndodhur në muajin shkurt, ndërsa para disa dite kishin ndodhur arrestimet tjera. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...