0.7 C
Pec
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Rasti tragjik në Jabllanicë, deklarohen nga Prokuroria e Gjakovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Siç u bë e ditur, Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë, ishin viktimat e rastit tragjik, teksa ata u varrosën dje.

Ndërkaq, është kontaktuar Prokuroria e Gjakovës, për të mësuar nëse kanë filluar hetimet mbi rastin dhe detaje të tjera.

Megjithatë, Prokuroria nuk dha shumë detaje.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thanë nga Prokuroria e Gjakovës.

Pas rastit tragjik, nuk munguan as reagimet e krerëve të shtetit dhe të partive politike të cilën shprehën ngushëllimet tyre ndaj familjeve të viktimave. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...