11.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Ratifikimi në parlamentin turk, Stoltenberg mirëpret Finlandën në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur ratifikimin në parlamentin turk të aplikimit të Finlandës për anëtarësim në NATO.

Stoltenberg vlerëson se Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë NATO-n më të fortë dhe se të gjithë aleatët pajtohen që këto dy shtete të bëhen pjesë e aleancës.

“Unë mirëpres vendimin e Turqisë për të ecur përpara me ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës në NATO. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë NATO-n më të fortë. Të gjithë aleatët pajtohen që të dy duhet të bëhen anëtarë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...